Ministri i ri i shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi se në Maqedoni nuk ka krizë me insulina. Siç thotë ai, problemi kryesor për mungesë të insulinës është procedura e furnizimit.
Nga agjencia e barërave, në të njëjtën kohë lajmëruan se insulina është distribuuar në vend në fund të muajit të kaluar, por analizat e cilësisë së tij dhe disa analiza të tjera kanë zgjatur një muaj, ndërsa ilaçi sot do të lëshohet në shitje.
Kjo që ndodhi nuk do të përsëritet më. Problemi është në procedurën, nuk ka obligim furnizuesi që në afatin e caktuar ta sjell insulinën, andaj do të ndryshohet procedura që të mund të sigurohen rezerva – tha ministri Filipçe./InfoShqip.com