Në gjykatën penale, sot duhet të mbahet seanca për rastin e PPS-së “Treqind” në të cilën i akuztuar është ish-ndihmës ministri i punëve të brendshme, Gjoko Popovski, për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me furnizimin publik të treqind automjeteve.
Kjo është seanca e fundit e PPS-së e caktuar për këtë vit në Gjykatën Penale. Popovski është i dyshuar se e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro.
Sipas PPS-së, Popovski në mënyrë të paligjshme ka dhënë marrëveshje për shit-blerje dhe mirëmbajtje të automjeteve Porshe Maqedonisë SHPKPNJ-Skup, Ka – Dis, SHPK Shkup, Bohemi automjete Rous SHPKPNJ Shkup, Kolevski SHPK Shkup dhe avto kuqa SHPK Shkup, të cilat i ka zgjedhur për shkak të oreftave më të volitshme. Në lëndën treqind sipas vendimit të Gjykatës së apelit bisedat e përgjuara mund të shfrytëzohen si prova./InfoShqip.com