Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive sot organizon debat publik për Propozim ligjin për amnisti. Me Propozim ligjin duhet të lirohen nga vuajtja e dënimit me burg afërsisht 670 persona të dënuar me burgim deri në gjashtë muaj, ndërsa për 3.097 persona të zvogëlohet dënimi për 30 për qind.
Propozim ligji për amnisti në lexim të parë mori mbështetje nga deputetët në seancën kuvendore që u mbajt para tre ditësh. Ministria e Drejtësisë gjatë përgatitjes së ligjit i ka marrë parasysh kushtet në institucionet ndëshkuese-përmirësuese. Kushtet për qëndrim nga organizatat ndërkombëtare janë vlerësuar si johumane, ndërsa rreziku nga infeksioni kriminel në institucionet ndëshkuese-përmirësuese është real.
Për këtë shkak është vlerësuar se është i domosdoshëm miratimi i ligjit me të cilin një grup personash të dënuar me burg deri në gjashtë muaj për vepra të lehta penale do të lirohen nga vuajtja e dënimit. Për pjesën tjetër të të burgosurve është parashikuar ulje e dënimit të përgjithshëm për 30 për qind përveç për veprat që me këtë propozim janë përjashtuar nga amnistia./InfoShqip.com