Nuk ka më zhbllokim të llogarive bankare për përdoruesit e shërbimeve sociale

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Oda e Zyrtarëve të Zbatimit të Republikës së Maqedonisë nënshkruan një Memorandum me të cilin përmbaruesit marrin përsipër të mos bllokojnë llogaritë e përfituesve të ndihmës sociale.

Nëpërmjet këtij memorandumi sigurohen qytetarët se asnjë llogari nuk do të bllokohet përderisa personi është përfitues i ndonjë lloj shërbimi social. Lëndët tek përmbaruesit do të mbesin anash deri sa të ndryshojë statusi i qytetarit, njoftuan palët nënshkruese të memorandumit, njofton InfoShqip.

“Nënshkrimi i Memorandumit me Odën e Përmbaruesve është vetëm për mbrojtjen e të drejtave të personave që janë në një rrezik social duke parandaluar bllokimin e llogarive të tyre.”- Tha mes tjerash ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska./ InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu