Ish-zyrtari i lartë i VMRO-DPMNE-së dhe ish-ministri i Bredshëm i Maqedonisë, Lube Boshkovski ka paralajmruar se do ta mbështes liderin e ri të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, nëse ai distancohet nga politikat e Nikolla Gruevskit, përcjell Zhurnal.
“Le të thotë se nuk e mbështet politikën e gënjeshtrave, kriminale dhe të korruptuar dhe se do të rikthehen parimet bazë të VMRO-DPMNE-së. A do të thotë se Nikolla dhe tajfa e tij janë ajo për të cilën gjithë kohës kam folur “banda kriminale”. Nga të gjithë këto çështje varet se a do të mbështesë atë, deri në një qasje të till nuk e kam ndërmend të mbështes as simbolikisht. Nëse distancohet nga ajo politik, mund të bisedojmë për bashkëpunim si dy parti të djathta”, ka thënë Boshkovski.
Këto deklarata ai i ka bërë gjatë kohës së hapjes së shtabit partiak në Makedonski Brod./Zhurnal