SHBA: Myshteria lëviz gjatë qethjes së flokëve, Berberi K. Shabani, i dredh veshin, pastaj ia pren me gërshërë

Një berber në Viskonson të SHBA-ve është duke u përballur me një padi penale pasi që myshteria i tij e ka denoncuar në polici për prerje të veshit dhe heqje të flokëve keq, transmeton InfoShqip.

Konsumatori, 22 vjeçar, kishte kërkuar një qethje të flokëve anash, por siç është raportuar në polici, berberi 46 vjeçar Khaled Shabani i kishte dredhur veshin pasi që konsumatori kishte filluar të lëvizë shumë.

Pas kësaj me gërshërë ka prerë majen e veshit ndërsa flokët ia ka prerë në mes me makinë, duke e lënë të duket mjaftë keq.

Shabani kishte deklaruar në polici se gjithë situata është një aksident, por ai është arrestuar dhe tani ndodhen në paraburgim./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu