Shumica e qytetarëve të varfër, Maqedonia në fund të listës Evropiane

Lartësia e pagave në Maqedoni e skicon pamjen reale të standardeve jetësore në rajon. Edhe në fund të vitit 2017, vendi gjendet në fund të listës sipas pagave të cilat I marrin qytetarët. Statistikat zyrtare tregojnë se paga e fundit e paguar është 23.350 denarë ose 380 euro. Që është pothuajse për 3 herë më e vogël se paga mesatare në Slloveni që wshtw 1050 euro, dy herë më e vogël se paga mesatare në Kroaci, 800 euro, dhe për 15 euro më e vogël se paga mesatare në Bullgari, vend ky I cili është një nga vendet anëtare më të varfra të Unionit Evropian ku paga mesatare paguhet 530 euro. Më pas vijojnë Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina me nga 510 euro dhe 430 euro. Standarde pak më të larta se qytetarët e Maqedonisë kanë, qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Paga neto në rajon:

Sllovenia 1050 EURO
Kroacia 800 EURO
Bullgaria 530 EURO
Mali i Zi 510 EURO
Bosnja dhe Hercegovina 420 EURO
Maqedonia 380

Të dhënat nga Enti shtetëror për statistikë tregojnë se shpenzimet për jetesë rriten minimalisht por në vazhdimësi. Më së shumti rriten çmimet e ushqimeve dhe transportit. Ndërsa vërtetim se standardi i qytetarëve bie tregon wshtw edhe llogaritja e fundit e bwrw nga shporta sindikale e shpenzimeve.

Llogaritja e fundit e shportës minimale të shpenzimeve është 32 mijë denarë që një familje 4 anëtarëshe ti përmbushë nevojat themelore. Numri më i madh i të hollave ose 23 mijë ndahen për ushqim dhe për pagesë të faturave, ndërsa 10 mijë denaret e mbetura për ilaçe, transport dhe për veshje.

Rruga drejt standardeve me të larta, sipas institutit për analiza ekonomike Fajnens Think , duhet të fillojë nga sistemi arsimor i cili duhet të fillojë të prodhojë kuadro të nevojshme për ekonominë.

“Në afat të mesëm dhe të gjatë duhet të mendohet për model për rritje ekonomike të bazuara ne sektorët me pagesë të lartë siç janë veprimet kompjuterike. Nevojiten reforma dhe strategji afatgjate, duke filluar nga programet arsimore. Maqedonia duhet të prodhojë kuadro me aftësi në ato sektorë, ndërsa masat për punësim duhet të përqendrohen në këto aktivitete”, nga Finance Think.

Por ky tregim ka edhe anën e saj të mirë, por vetëm për një numër të vogël të njerëzve. Sipas Drejtorisë për të hyra publikë në Maqedoni ka njerëz të cilët përfitojnë aq sa shumica e njerëzve as nuk mund të ëndërojnë. Nëse para 4 viteve paga më e lartë, në sektorin privat ishte 80 mijë euro, në vitin 2017 paga më e lartë e në Maqedoni ka qenë 204 mijë euro në një Klinikë në Shkup. Me pagë minimale prej 200 eurove, aq sa marrin 130 njerëz në Maqedoni, për të arritur këtë shumë të të hollave duhet të punojnë 106 vite./TV21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu