Viti 2017 shënon rritje të numrit të martesave. Në tre muajt e parë të vitit 2017 janë shënuar 10,683 martesa ose 4% më shumë në raport me vitin 2016. Ndërkaq, numri i divorceve në vitin 2017 shënon rritje krahasuar me vitin paraprak. Janë 1354 divorce ose 1,7% më shumë se në vitin 2016. Regjistrimet e fundit të cilat i posedon Enti shtetëror për statistika janë për vitin 2016, ndërsa për vitin 2017 evidencat rezultojnë vetëm për tre muajt e parë.
“Të dhënat e fundit të Entit shtetëror për statistika të cilat janë në lidhje me martesat dhe me divorcet dhe janë publikuar në raportin e lëvizjes natyrore të popullatës si të dhëna të mëparshme, numri i lidhjeve martesore për tremujorëshin e tretë është 4670 dhe është rritur për 8,2% në periudhën e njëjtë të viti 2016″, tha Ajrija Çaushoska, udhëheqëse, sektoria social për statistika.
Numri i divorceve në këtë moment është 1985. Më pak divorce, ose 39, përkatësisht 2.0%, ka në muajin qershor, ndërsa më shumë në mars – 245, përkatësisht 12.3%.
“Ndërsa numri i divorceve në tre mujorshin e tretë në raport me periudhën njejtë të vitit 2016 është 399 dhe shënon rritje prej 27.1 %”, tha Ajrija Çaushoska.
Më e shpeshtë është lidhja martesore për herë të parë, që është 92.5% për gratë dhe 91.2% për burrat. Lidhje martesore për herë të dytë kanë bërë 8.1% të njerëzve dhe 0.7% të njerëzve kanë bërë lidhje martesore për herë të tretë. Në vitin 2016, numri më i madh i grave të cilat janë martuar kanë qenë të moshës 20 deri në 24 vjeçare, gjithsej 33.7%, ndërsa tek burrat mosha e preferuar për martesë ka qenë 25 deri në 29 vjet. Sipas të dhënave në gusht të vitit 2016 janë bërë 1721 martesa, përkatësisht, 13%. Ndërsa më së paku martesa, 637 ose 4,8 % janë bërë në muajin prill. Mosha mesatare ku ndodhin më shumë divorce tek personat që janë martuar për herë të parë është 26.5 vjeç për gratë dhe 29.3 vjeç për burrat./TV21