Një defekt në linjën 110 KV të OST në Babrru shkaktoi mosfurnizimin me energji në nënstacionin e Traktorëve, duke lënë kështu një pjesë të madhe të Tiranës pa energji elektrike.
Pas këtij lajmi ka reaguar vetë OST, e cila deklaron se avaria në rrjetin 110 kilovolt ka ndodhur jo si pasojë e një defekti, por qëllimisht. Po sipas njoftimi, OST shprehet se policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun dhe për të hedhur dritë nëse akti ka qenë i qëllimshëm apo jo.
Njofimi i OST:
Demtimi i linjes 110 kV te OST ne Babrru, ka ardhur si pasoje i shkeputjes se percjellesit nga goditja, pra jo per arsyeje teknike, por e demtuar, per te cilen aktualisht policia eshte duke hetuar, nese ka qene akt i qellimshem apo jo.
Kjo solli mungese te energjise elektrike ne disa zona te Tiranes, kryesisht prane Ish Kinostudios, Fresku, Allias, Ali Demi, Sauku, Tufine, etj
Aktualisht gjendja paraqitet e normalizuar dhe pa energji elektrike kane mbetur nje pjese e Freskut dhe Sauku deri ne riparimin e defektit nga OST./Gazeta Express