Fishekzjarret i shkaktojnë vdekjen të riut shqiptar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në këtë natë të nderrimit te viteve. Një 16 vjecar ka humbur jetën në Sanxhak të Kurbinit pasi kishte hipur në tarracën e shtepise për të hedhur fishekzjarre. Familjaret e kane gjetur pa shenja jete me demtime ne koke. Policia ka nisur hetimet pee kete rast tragjik.

Njoftimi i policise

Me datë 01.01.2018, rreth 01:00 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Laç, është dërguar nga familjarët pa shenja jete, shtetasi i mitur K.Gj. 16 vjeç, banues në Sanxhak – Kurbin.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se ky shtetas ka hipur në tarracë të shtëpisë për të plasur fishekzjarre, dhe është gjetur më pas nga familjarët në tarracë , pa shenja jete me një dëmtim në kokë.

Pritet ekspertiza mjeko – ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit në kokë.

Grupi hetimor në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu