SPB Kumanovë ngriti dy padi penale kundër kryetarit të Komunës, Zoran Damjanovski i cili ngarkohet për keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimeve, transmeton TetovaSot.
Në rastin e parë, Damjanovski dhe dy drejtuesit e sektorëve në komunë, sektorit për urbanizëm dhe mbikëqyrje inspektuese dyshohen për parregullsi rreth rinovimit dhe lëshimit në përdorim të qarkores midis bulevardit 3 MUB, bulevardit Revolucioni i Tetorit dhe rrugës Branko Bogdanski-Gucman.
“I padituri i parë, Zoran Damjanovski, në nëntorin e vitit 2008 i ka kapërcyer autorizimet e tij në kundërshtim me Ligjin për ndërtim dhe Ligjin për rrugë publike ku ka miratuar dhe lëshuar në përdorim qarkoren e rinovuar në Kumanovë, midis bulevardit 3 MUB, bulevardit Revolucioni i Tetorit dhe rrugës Branko Bogdanski Gucman, edhe pse ka pasur njohuri dhe ka qenë i obliguar me pasur njohuri se për atë gjë duhet leje”, qëndron në buletinin ditor të MPB-së.