Në këtë vend pothuajse të gjithë kanë kancer, askush nuk e di pse

Një fshat gjerman ka nivel dyfish më të lartë të kancerit nga mesatarja shtetërore Edhe pse me vetëm 1500 banorë, fshati Wewelsfleth është bërë i famshëm në botë, mirëpo jo për të mirë. Në fakt, në qytetin gjerman madje çdo dhjetë banorë vuajnë nga një formë e kancerit – kështu që pothuajse çdo familje jeton me dikë që ka këtë diagnozë. Megjithëse kanceri është padyshim një sëmundje në rritje, nuk dihet shkaku i saktë pse një numër kaq i madh njerëzish është prekur prej tij, shkruan IBTimes.

Sipas statistikave, të gjithë banorët në Wewelsfleth kanë dy herë më shumë shanse për këtë diagnozë sesa njerëzit nga pjesa tjetër e Gjermanisë. Disa fshatarë konsiderojnë se ka tre stacione të energjisë bërthamore afër. Por Universiteti i Lübeck ka bërë një hulumtim në uzinën e energjisë bërthamore, por ajo nuk është konstatuar si shkaktar i vërtetë i kancerit.

Në Wewelsfleth, numri më i madh i vdekjeve shkaktohet nga kanceri i gjirit, mushkërive, zorrës së trashë dhe stomakut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu