Institucionet pa respekt për gjuhën shqipe, “dy fjalë tri gabime” (FOTO)

 

Edhe përkundër futjes së propozim ligjit të ri për gjuhët përfshirë këtu edhe gjuhën shqipe, kjo e fundit vazhdon të ‘përdhoset’ në masë të madhe nga ana e institucioneve shtetërore, shkruan Zhurnal.mk

Nga imazhet e shpërndara në rrjetet sociale duket qartë se fundviti ka sjellë një tjetër realitet lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe dhe mënyrën e të shkruarit të saj.

Gabimet më të mëdha dhe përdhosja e gjuhës shqipe më së shumti është bërë në urimin e lëshuar për fundvit nga institucionet shtetërore të cilët kanë uruar në shumë gjuhë përfshirë dhe atë shqipe.

Ndoshta kjo ‘përdhosje’ bëhet nga mos transparenca dhe kontrolli që duhet bërë ndaj institucioneve lidhur me përdorimin e gjuhëve e në këtë rast atë shqipe pasiqë detyrohen me ligj.

Në anën tjetër, problemi qëndron edhe në atë shërbim të cilët meren me përkthimin e urimeve dhe dokumentacioneve tjera në gjuhët tjera krahas asaj maqedone.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu