Nga një banesë në Shkup vidhet stoli në vlerë rreth 400 mijë denarësh

Një kryerës i panjohur nga një banesë në Shkup ka vjedhur sasi më të madhe të stolisë së arit dhe argjendit në vlerë prej rreth 400.000 denarë. Gjatë kryerjes së vjedhjes ai ka shkaktuar edhe dëme materiale prej rreth 3.000 denarë.

Rastin në polici e ka denoncuar R.V.(63) nga Shkupi, pronar i banesës e cila ndodhet në rrugën “Peklane”. Ai e ka informuar policinë se vjedhja ka ndodhur dje në periudhën nga ora 16 deri në orën 21:30.

“Kryerësi me përdorim të forcës dhe vegël përkatëse e ka hapur derën e tarracës, ka hyrë brenda dhe ka marrë sasi më të madhe të stolisë së arit dhe argjendit, me ç’rast ka ikur në drejtim të panjohur. Në këtë mënyrë autori ka përfituar dobi pronësore kundërligjore prej rreth 400.000 denarë, ndërsa ka shkaktuar edhe dëme materiale prej rreth 3.000 denarësh. Po ndërmerren masa për gjetje të kryerësit dhe për ndriçim të rastit”, informojnë nga MPB-ja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu