Befason Ronaldinho, ja me çfarë do të merret pas pensionimit nga futbolli

Ronaldinho ka zbuluar se do të luajë edhe një vit, derisa pas futbollit do t’i përkushtohet muzikës
Ronaldinho ka vendosur t’i thotë mjaft futbollit, por jo menjëherë. Braziliani ka deklaruar se do të luajë edhe një vit futboll, pastaj do t’i dedikohet pasionit tjetër, muzikës.

“Tani jam i vjetër, me 36 vite mbi supe, dhe por kërkoj të kuptoj se si duhet ta mbyll karrierën time. Kam shumë projekte që lidhen me futbollin dhe me muzikën.”, ka deklaruar ai.

Për 12 muajt e ardhshëm, Ronaldinho duhet të gjejë skuadrën e përshtatshme për ta mbyllur në mënyrën e duhur karrierën si futbollist.

Pasi u largua nga Fluminense, ish-futbollisti i PSG, Milanit, Flamengos, Gremios, Atletico Mineiros dhe Qeretaros, prej muajsh është pa klub.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu