Pas shkarkimit nga detyra e kryetarit të Lëvizjes BESA nga ana e Këshillit Qendror të kësaj partie, ish-kryetari Biall Kasami ka thënë se është shkarkuar në mënyrë ilegale.
Anëtari i Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani në një prononcim për Zhurnal thotë se nuk komentohen deklaratat e kryetarit të shkarkuar.
“Gjithçka për këtë çështje thamë në pres-konferencën e sotme. Nuk kemi çfarë të shtojmë më shumë. Numrat flasin”, tha për Zhurnal, Orhan Murtezani nga Lëvizja BESA.
Duke folur edhe mbi deklaratat që vijnë nga tabori i Bilall Kasamit se gjoja janë thyer dyertë e selisë së Lëvizjes BESA në Shkup, Murtezani thekson se këto janë shpifje.
“Fillimisht nuk kemi pse t’i komentojmë ato deklarata, ai tanimë është i shkarkuar. Sa i përket thyerjes së dyerve, kjo është vetëm shpifje, asgjë nuk është e vërtetë. Dputetët, anëtarët e kryesisë dhe te Këshillit Qendror kanë mbajtur mbledhje në selinë e partisë në Shkup”, thekson Muretezani.