Zjarr në stacionin policor të Kumanovës, dyshohet djegia e dokumenteve të rëndësishme?!

Një zjarr u fuqishëm ka shpërthyer sot në Sekretariatin e Punëve të Brendshme në Kumanovë, informon INA. Shuarja e tij ka ndodhur pas një ore pasi që kishin mbërritur ekipet e zjarrëfikësve.

MPB ka konfirmuar incidentin duke theksuar se nga zjarri janë djegur disa zyra, por deri tani si pasojë e instalimeve të vjetëruara elektrike. Zjarri ka kapluar ambientet në orën 8.10, ndërsa është fikur pas një ore. Disa nga portalet lokale kanë raportuar se nga flakët e zjarrit janë djegur edhe dosje të rëndësishme policore, pasi që është djegur Zyra për analitikë në katin e dytë të SPB në Kumanovë.

MPB theksoi se do të jap informacione të detajuara lidhur me këtë rast, ku kanë nisur hetime intensive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu