Tetovë: Policia kap rreth 2.000 persona pa patentë shoferi

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë bën të ditur se gjatë vitit 2017 ka zbuluar 1908 raste të vozitjes së automjeteve të ndryshme, pa patentë shoferi. Mesatarisht janë hasur 150 shoferë ”ilegalë”, respektivisht nga pesë në ditë. Ata kanë vozitur vetura, por edhe furgona, kamionë e minibusë.

Disa nga ata kanë qenë edhe pjesë e transportit publik.Të evidentuarit janë të moshave 15, 16 por edhe 35 e deri 40 vjeçare. Nga të evidentuarit ka persona që e kanë përsëritur këtë shkelje ligjore.1518 raste janë hasur kur vetura nuk ka qenë e regjistruar, shkelje e dënueshme nga 100 e deri më 500 euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu