Zaev: Do të përfundojë koha kur Ballkani do të jetë bure baruti

Kryeministri maqedonas është shprehur optimist se vendi i tij dhe Greqia kanë kapacitet dhe mund të gjejnë një zgjidhje për çështjen e emrit deri në fund të gjysmës së parë të vitit 2018.

Zoran Zaev, sipas mediave maqedonase, thuhet të ketë deklaruar në një intervistë për televizionin grek Alfa se zgjidhja duhet të jetë e pranueshme nga të dyja palët, duke komentuar se një zgjidhje e tillë ekziston, por nuk dëshiron të shpalosë detaje, në mënyrë që, siç shprehet, “të mos ngadalësojë procesin negociues”.

“Besoj se deri kah fundi i gjysmës së parë të vitit 2018 do të gjejmë një zgjidhje, e cila përfundimisht do të avancojë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona”, ka thënë kryeministri maqedonas në intervistë.

I pyetur për linjat e kuqe, Zaev tha se nëse do të kishte linja të kuqe ata do të ishin vetëm frenat ose bllokimet në gjetjen e një zgjidhjeje.

“Linja jonë e kuqe është një vijë që shkëlqen fuqishëm si një udhërrëfyes në rrugën për të ardhur me një zgjidhje përfundimtare për problemin”, tha Zaev.

Zaev ka dërguar në mënyrë të përsëritur mesazhin se është e nevojshme që të kthehet në të ardhmen, jo për t’iu kthyer të kaluarës.

“Besoj se do të përfundojë koha kur Ballkani do të jetë bure baruti dhe do të vijë koha kur Ballkani do të prodhojë paqe, bashkëpunim, stabilitet, lidhje dinamike dhe qarkullim të lirë të njerëzve”, ka thënë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu