Ish-presidenti i Iranit Mahmud Ahmedinexhad është arrestuar. Ai u vu në pranga për shkak se ka mbështetur protestat antiqeveritare në vend, shkruan gazeta Al-Quds al- Arabi, duke iu referuar burimeve në Teheran. Ai u arrestua teksa ndodhej në qytetin e Shirazit, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Arsyeja e arrestimit janë thirrjet e tij publike në mbështetje të revoltës. Akuza që bie mbi të është “nxitje e trazirave”. Ahmedinexhad ka theksuar se populli është i pakënaqur me qeverisjen e Hassan Rouhanit, duke thënë se ky i fundit ka monopolizuar pushtetin personal. /