Analistët: Zgjedhjet e parakohshme, test për institucionet?

Dy palë zgjedhje, ato të 11 dhjetorit parakohshme parlamentare, dhe në prilll 2017-të, lokale, do të jenë sfidë e rëndë për institucionet shtetërore, ndërsa seriozisht do të vihet në pikëpyetje organizimi i zgjedhjeve fer dhe demokratike sipas standardeve ndërkombëtare, thonë për Zhurnal analistët politik.

Ndërkohë krerët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) thonë se për zgjedhjet të parakohshme parlamentare Institucionet shtetërorë janë para një sfide të madhe të mbahen dy palë zgjedhje, parlamentare në dhjetor dhe ato lokale në vitin e ardhshëm 2017-të. Në këtë linjë janë edhe analistët politik, të cilët thonë se me dy palë zgjedhje ato të 11 dhjetorit parakohshme parlamentare, dhe në prilll 2017-të, do të vihet në pikëpyetje organizimi për zgjedhjet e ardhshme lokale, që duhet mbahen menjëherë pas zgjedhjeve parakohshme parlamentare, në prill të vitit 2017-të. që sipas tyre, në një situatë të tillë ambienti politik do të ashpërsohet kurse lufta politike midis partive do të jetë e pakompromist.

Duke u nisur në bazë të kornizave kushtetuese për shpallje të zgjedhjeve, kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski duhet deri më 12 tetor t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që më 11 dhjetor, në bazë të marreveshjes e katër partive politike të marrëveshjes “Përzhino 2” Maqedonia të shkoj në zgjedhje parakohshme parlamentare.

Dy palë zgjedhje me shumë vështirësi

Ekspertët politik, edhe më herët në ciklët zgjedhore kanë  bërë të ditur se zbatimi i zgjedhjeve ato të 11 dhjetorit parakohshme parlamentare, dhe në prilll 2017-të, nuk do të jetë e lehtë dhe se institucionet shtetërore do të ballafaqohen me sfida serioze për të dëshmuar kapacitet në organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare.

Analisti politik Mersel Bilalli thotë se institucionet shtetërore në gati çdo cikël zgjedhor, kanë bërë shkelje të ligjeve e të dinjitetit njerëzor për dhjetra vite edhe atë grabitje shekullore të mbi pesë miljard eurove. Ai konsideron se zgjedhjet domsdo duhet të mbahen, madje edhe ndaras me harxhime të mëdhaja, por kjo është e keqja më e vogël se sa ajo që kemi pasur deri më tani.

“Tani nëse kemi duruar aq shumë devalvim, nënçmim dhe shkelje të ligjeve e të dinjitetit njerëzor për dhjetra vite. Mbasi e duruam edhe atë grabitje shekullore të mbi pesë miljard eurove, zgjedhjet janë vetëm një pikë uje në lumin tonë të ndotur. Ne tani më jemi mësuar të funksionojmë me jonormalen. Duhet të habitemi nëse na ndodhë diç e mirë, e zakonshme dhe normale. Institucionet ashtu siç janë dhe siç i kemi dëgjuar nga bombat, as që kanë qenë institucione në kuptimin e plotë të fjalës. Për më tepër ata edhe tani u gjasojnë serviseve personale të liderëve politik, andaj nuk pritet shumë nga ta. Mendoj se faktori i jashtëm do të bëjë çmos që së paku të vëhen në startim këto maqina të ndryshkura që i quajmë institucione shtetërore, që të rifillojmë të ecim përpara. Pra, mbi të gjitha, me rëndësi është mbajtja e zgjedhjeve qoftë edhe ndaras, me harxhime më të mëdhaja, por fakt është se kjo do të jetë e keqja shumë më e vogël se sa ajo që kemi pas dhe akoma e kemi“,  theksoi për Zhurnal, profesori universitar, Mersel Bilalli.

Ndërkoh, kryeredaktori i gazetës KOHA, Besim Iljazi për Zhurnal vlerson se këto zgjedhje të 11 dhjetorit kanë qenë të imponuara nga kriza politike që kaploi vendin përshkak të kapriçove politik maqedonas. Ai thotë se liderët shqiptarë që ishin pjesë të negociatave për të arritur zgjidhje të krizës politike, ishin shumë racional dhe kooperativ që në caktimin e datës fillestare për në prill, por edhe zhvendosjen e datës për zgjedhje më 11 dhjetor.

“Zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit janë zgjedhje të imponuara nga kriza politike në të cilën ndodhet vendi për më shumë se një vit, krizë kjo e stërzgjatur  për shkak të kapriçove politike të liderëve politik maqedonas, sepse liderët politik shqiptarë gjatë gjithë procesit të Marrëveshjes së Përzhinos ishin kooperativ, qoftë në caktimin e datës fillestare në prill, por edhe në zhvendosjen saj pastaj më 11 dhjetor. Prej në fillim u pa qartë se kalkulohet me datën e zgjedhjeve dhe kjo mu për faktin se bëhet fjalë për fatin dhe ardhmërinë e karrierave të liderëve politik. Në rrethana normale dhe në çdo vend normal, ku lidershipi politik ka përgjegjësi, sigurisht se nuk do të kishte kështu aventura që brenda katër muajve të mbahen dy cikle zgjedhore, në këtë rast zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale (parlamentaret në dhjetor, kurse lokalet në mars). Sepse, një ndërmarrje e këtillë, përveç kostos politike, ka edhe pasoja shumë të mëdha ekonomike, dhe ne ato përditë i ndjejmë. Por kur bëhet fjalë për Maqedoninë, tani më kjo është shndërruar fatkeqësisht në normalitet”, ka deklaruar Iljazi duke shtuar se Maqedonia çdoher sa i përket organizimit të zgjedhjeve ia ka dalur, por problemi ka qenë gjithmonë tek besueshmëria e sistemit repsektivisht njohja e rezultateve.

Iljazi është decid ku thotë se në rrethana kur zgjedhjet janë të imponuara atëher edhe rezultatet do të jenë të tilla dhe natyrisht se do të ketë kontestime të të njejtave. Ai thotë se Maqedonia për këtë luks që po ia lejon vetës, lirisht mund të konkuroj për Guiness.

“Sa i përket organizimit të zgjedhjeve, Maqedonia teknikisht gjithmonë ia ka dalë, mirëpo dritëhije ka qenë besueshmëria te sistemi, respektivisht njohja e rezultateve. Në rrethana kur ju shkoni në zgjedhje të imponuara, atëherë s’ka se si që edhe rezultati zgjedhor të mos jetë i imponuar dhe të mos ketë kontestime. Thënë shkurt, këto zgjedhje të parakohshme aspak nuk do të dallojnë nga zgjedhjet të cilat po mbahen pothuajse për çdo vit, dhe Maqedonia lirisht mund t’i bëjë një shërbim të mirë vetes dhe të konkurrojë për Guiness”, ka përfunduar për Zhurnal, kryeredaktori i gazetës KOHA, Besim Iljazi.

Nga ana tjetër, profesori universitar, Ylber Sela për Zhurnal thotë se Maqedonia ka institucione të dobëta dhe që janë nën ndikimin e politikës, por ai shpreson që në këtë rast KSHZ të luan një rrol vendimtarë bashkë me faktorin e jashtëm votuesit ti mundësojnë të zgjedhë lirshëm dhe pa presione. Ai shprehet se partitë politike parlamentare duhet të kontrubuojnë që fushata zgjedhore të kaloj sipas standarteve që duhet të jenë, dhe këto zgjedhje të jenë të lira dhe të pranuara për të gjithë.

“Ne kemi institucione të dobëta dhe të ndikuara polititikisht por shpresojmë që KSHZ do luaj një rol vendimtar së bashku me faktorin ndërkombëtar në vend që të përballohet edhe kjo situatë që te krijohen kushte që votuesi të jetë i lirë për ta dhënë votën e tij që do jetë shumë vendimtare për fillimin e demokracisë në vend. Një pergjegjësi e madhe duhet ta kenë edhe partitë politike sidomos ato parlamentare që duhet të kontribojnë që procesi dhe fushata zgjedhore të kaloj sipas standarteve nëse duam zgjedhje të lira dhe të pranueshme për të gjithë”
, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar, Ylber Sela.

Ndërkoh, analisti politik, Argëtim Salihu thotë se mbajtja e dy palë zgjedhjeve brenda një periudhe kohore të shkurtër nuk paraqet problem pasi që gjitha janë të rregulluara me ligj dhe për këtë është edhe institucioni KSHZ që merret me organizimin e të njejtave. Por sipas Salihut problemi qëndron tek gatishmëria e krerëve politik për mbajtjen e tyre, dhe natyrisht ngarkesa e madhe që i shkaktohet buxhetit shtetëror.

“Sa i përket aspektit formal të mbajtjes së dy palë zgjedhjeve shumë afër njëra tjetrës për nga aspekti kohor, mendoj se nuk paraqet problem, pasi që të gjitha janë të rregulluara me ligj dhe për këtë ekziston institucioni KSHZ që merret enkas me organizimin e zgjedhjeve. Problematike sipas mendimit tim do të ishte gatishmëria e krerëve politik për mbajtjen e tyre. Dhe e dyta është ngarkesa e madhe që i shkaktohet buxhetit të shtetit për mbajtjen e zgjedhjeve. Në qoftë se i marrim dhe analizojmë se sa mjete buxhetore janë harxhuar gjatë këtyre 10 viteve të fundit për mbajtjen e zgjedhjeve ne mund të arrijmë në shifra diku rreth 50 milion euro”, ka deklaruar për Zhurnal, Argëtim Salihu.

Ndryshe, liderët e katër partive më të mëdha politike në Maqedoni, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev nga LSDM, Ali Ahmeti nga BDI dhe Menduh Thaçi nga PDSH, javë më parë u dakorduan që zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të mbahen më 11 dhjetor, dhe u zotuan se secili prej tyre do të jap përkushtim maksimal që këto zgjedhje të jenë fer, të lira dhe demokratike./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu