Ivanov: Qëllimet tona strategjike na bashkuan, zgjedhjet mundësi për një faqe të re

Shumica u befasuan nga vendimi ynë për pavarësi. Disa mendonin se do të bëhemi dhe do të mbetemi fusnotë në një histori të huaj. Se kapitulli për Maqedoninë përfundimisht do të përfundojë dhe do të mbyllet. Por, ne, qytetarët e Maqedonisë vendosëm që vetë ta shkruajmë kapitullin tonë të ri në histori. Vendosëm të jemi bartësit kryesorë të tregimit tonë, theksoi presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin në akademinë solemne e cila u mbajt mbrëmë me rastin e Ditës së pavarësisë në Teatrin popullor të Maqedonisë.

Sipas presidentit të Maqedonisë, me shpalljen e pavarësisë Republika e Maqedonisë ka prishur shumë plane, duke u bërë përjashtim prej shumë rregullave, me çka, nga ana tjetër ka filluar lufta për njohjen ndërkombëtare, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Nga fillimi i pavarësisë, tha ai, shohim se si dikush vazhdimisht po përpiqet ta fshijë emrin tonë. Ndërsa duke e fshirë emrin Maqedonia, vlerësoi Ivanov, dikush sikur vazhdimisht po përpiqet të na i kontestojë të gjitha aspektet e identitetit tonë. Edhe identitetin etnik, edhe gjuhësor edhe kulturor por edhe politik e qytetar.

Ideja për liri, shtoi ai, pati fuqi ta transformojë shoqërinë tonë. NATO ofroi siguri, ndërsa Bahskimi Evropian ofroi sukses dhe mirëqenie. Prandaj, tha Ivanov, arritëm pëlqim për qëllimet tona strategjike – anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Prandaj, u angazhuam për liberalizimin e ekonomisë, pluralizimin e politikës dhe evropianizimin e shoqërisë. Dhe ishim të palëkundur në realizimin e qëllimeve tona strategjike.

ivanoviiii

Ivanov: Zgjedhjet janë mundësi që ta kthejmë një faqe të re

Në akademinë solemne me rastin e Ditës së pavarësisë, presidenti Ivanov u përqendrua edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 dhjetor. Porositi se nuk është e rëndësishme se kush do të fitojë më së shumti vota dhe kush do të qeveris në zgjedhjet e ardhshme por, siç tha, është shumë e rëndësishme se si do të kalojë procesi parazgjedhor dhe zgjedhor dhe nëse do të respektohet vullneti i qytetarëve, jo vetëm nga fituesi por edhe nga i mposhturi.

“Këto zgjedhje janë një mundësi për ta përfunduar këtë faqe të hidhur me përplot pasiguri dhe ta kthejmë një faqe të re. Qeveria e re do të ketë detyra të mëdha, në më shumë fusha”, tha Ivanov.

Në kushte të integrimeve të bllokuara evropiane dhe euroatlantike, sipas presidentit të Maqedonisë, është e domosdoshme Maqedonisa të bëjë kthesë strategjike drejt brendësisë, gjegjësisht t’i riformojë dhe zhvillojë institucionet./infoshqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu