Besa edhe pse përbrenda po kalon nëpër një periudhë mjaftë të rëndë, në prag të kongresit të parë partiak, kryetari i kësaj partie Bilall Kasami do të takohet me Zoran Zaevin ku do të bisedohet për rolin e Besës në implementimin e reformave, njofton InfoShqip.
Kasami sot në pres konferencë për media theksoi se hyrja apo dalja nga qeveria janë proces demokratik të cilët realizohen nëpërmjet bisedimeve dhe marrëveshjeve.
Në ora 18 Kasami do të takohet me Zaev, ndërsa pas takimit ka shumë gjasa që në qeverinë e Zaevit, të jenë të kyçur edhe 5 deputetët e Lëvizjes Besa./InfoShqip.com