Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka deklaruar se Lëvizja Besa nuk ka krahë të Shkupit dhe krahë të Tetovës, por është e unifikuar, njofton InfoShqip.com
Ai theksoi se në prag të kongresit të parë të partisë është normale të ketë pakënaqësi, dhe se kjo është shkaktuar nga individë të caktuar të cilën nuk janë të kënaqur me situatën brenda në parti. Ai tha se thërret të gjithë ata që mendojnë se kanë shumicë, të marrin pjesë në kongres dhe të kandidojnë për kryetar partie, dhe të fitojnë nëse votohen nga delegatët. Ai konfirmoi edhe një herë se ai do të rikandidojë për kryetar partie./InfoShqip.com