Masat e jashtëzakonshme dhe rekomandimet për zvogëlimin e ndotjes së ajrit prej sot nuk vlejnë. Ato u aktivizuan më tetë janar për shkak të koncentrimeve të rritura të grimcave PM10 në ajër.
Vendimin për heqjen e masave kundër ndotjes së ajrit e kumtoi dje Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qyteti i Shkupit, sepse koncentrimet e mesditës të PM10 kanë qenë nën kufirin e lejuar, gjegjësisht vetëm një stacion matës ka treguar ndotje më të madhe nga pragu i lejuar i materive ndotëse në ajër.
Ndërprerja e masave të jashtëzakonshme do të thotë se prej sot hiqet edhe transporti falas në autobusët e transportit publik të qytetit, i cili paguhet sipas tarifës ekzistuese./InfoShqip.com