Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot votuan Darko Kostadinovskin dhe Osman Kadriun për gjykatës kushtetues. Kostadinovski dhe Kadriu vijnë në vend të gjykatësve Natasha Gaber Damjanovska dhe Gzime Starova, të cilëve mandati ju skadoi në tetor të vitit të kaluar. Ata u zgjodhën gjykatës në Gjykatën Kushtetuese me propozim të presidentit Branko Crvenkovski në vitin 2008. Ndërkaq Gjykatësi i porsazgjedhur i Kushtetueses në Maqedoni, Osman Kadriu vlerëson se Ligji për gjuhët, që sapo është votuar në Kuvendin e Maqedonisë, është kushtetues.
”Mendimi im si jurist është se ligji është në përputhje me Kushtetutën dhe normat kushtetuese. Çështja e gjuhës garantohet me Kushtetutë./InfoShqip.com