Gjykata Themelore Shkup 1 për më 26 janar e caktoi fillimin e gjykimit për dhunuesit e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, të cilët ngarkohen me veprën penale “tentativë për vrasje”.
Gjykimi, do të fillojë në orën 10, ndërsa seanca do të drejtohet nga gjykatësja, Sllavica Andreevska. Sela ishte një nga të lënduarit më rëndë gjatë dhunës në Kuvend më 27 prill.
Një pjesë e sulmuesve ishte identifikuar me ndihmën e qytetarëve, pasi që MPB-ja në ueb-faqen e saj publikoi inserte nga xhirimet e ngjarjeve në Kuvend në të cilat ishin të akuzuarit. Gjykimi i sulmuesve të Selës do të jetë lënda e tretë për ngjarjet në Kuvend./InfoShqip.com