Kuvendi i Maqedonisë ratifikon marrëveshjen me Bullgarinë

Me 61 vota për, 1 të përmbajtur dhe asnjë kundër, Kuvendi miratoi ratifikimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Republikës së Maqedonisë dhe asaj të Kosovës. Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar i ka bërë thirrje opozitës maqedonase që të kthehet në Kuvend.

Sipas tij, reformat kërkojnë dialog të vazhdueshëm ndërmjet të gjithë segmenteve të shoqërisë, prandaj opozita duhet të merr pjesë në votimin e ligjeve që janë shumë me rëndësi në udhëtimin e Maqedonisë drejtë Europës.

Marrëveshja u nënshkrua më 1 gusht të vitit të kaluar nga ana e kryeministrave të të dyja vendeve, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov. Qëllimi i kësaj marrëveshje është përforcimi i raporteve, zhvillimi i fqinjësisë, bazuar në të drejtën ndërkombëtare./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu