Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdoan, ka akuzuar rëndë SHBA-në, duke thënë se vetë amerikanët kanë pranuar se janë duke formuar një ushtri terroriste në Siri.
Gjatë një fjalimi, Erdoan tha se Uashingtoni ka pranuar se planifikon të krijoi një forcë terroriste në kufi me Turqinë dhe u zotua se autoritetet turke do të parandalojnë krijimin e një ushtrie terroriste, siç e cilësoi ai.
Ndryshe, ditëve të fundit agjencitë e ndryshme të lajmeve kanë njoftuar se Turqia, Rusia dhe Qeveria e Sirisë kanw dënuar planin e koalicionit të kryesuar nga Uashingtoni për të formuar forcat kufitare, të cilat do të siguronin kufirin mes Sirisë dhe Turqisë./InfoShqip.com