Sulmuesi i Sheqerinskës nga Gjykata e Apelit kërkon t’i ulet dënimi

Gjykata e Apelit – Shkup e shqyrtoi ankesën e Pançe Angellovit i cili është i dënuar me katër vjet burg për sulmin ndaj Radmilla Sheqerinskës në Kuvend më 27 prill. Ai ankohet në lidhje me lartësinë e dënimit por edhe për kualifikimin e veprës penale.

Avokati i tij Dragan Peshevski, pohon se dënimi është tepër i ashpër për shkak se Angellov për herë të parë e shkel ligjin, ka 70 vjet dhe kushtet e burgut janë shumë të vështira për atë duke e pasur parasysh moshën e tij.

Peshevski tha se edhe kualifikimi juridik është i gabuar sepse Angellov nuk e ka lënduar rëndë deputeten e atëhershme, Sheqerinska,por këtë e ka bërë një person tjetër kundër të cilit është ngritur procedurë në prokurorinë. Nga prokuroria e lartë mendojnë se ankesa e Angellovit është e pabazë dhe se gjykata penale në mënyrë të drejtë e ka caktuar lartësinë e dënimit si dhe kualifikimi juridik.

Pançe Angellovit dënimi iu caktua pasi që e pranoi veprën penale ndërsa para gjykatësit pohonte se qëllimi i tij ka qenë që ta largojë deputeten nga turma./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu