Johanes Hahn për ratifikimin e marrëveshjes Bullgari-Maqedoni

Eurokomisari për Zgjerimin e politikës fqinjësore, Johanes Han në profilin e tij në “Tëitter” e ka përshëndetur ratifikimin e marrveshjes Bullgari-Maqedoni.

Han shkroi se “Ratifikimi në Kuvendin maqedonas për “Marrëveshjen për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë” me Bullgarinë është hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për rrugën e vendit drejt BE-së.

Marrëveshja, gjithashtu, është reper për marrëdhënie të mira për gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor”.  Kjo marrëveshje u përshëndet edhe nga eurodeputeti Eudard Kukan duke u vlersuar si hap pozitiv për bashkëpunim rajonal./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu