Aeroplani që të martën në mbrëmje u rrëzua disa kilometra nga Shkupi është rrëzuar në mungesë të karburantit. Kjo bëhet e ditur nga burime jozyrtare të shërbimeve që po kryejnë hetimet,transmeton InfoShqip.com.
“Nuk ka pasur as zjarr, as shpërthim, por ka gjasa që aeroplani të ketë ngelur pa karburant, ndërsa për të shpëtuar atij i janë dashur vetëm 5 minuta, për të ateruar në Aeroportin e Shkupit”, thonë këto burime për media maqedonase.
Banorë okularë të fshatit Kozhle ku u rrëzua ky aeroplan kanë theksuar se kanë dëgjuar zhurmën e madhe të motorëve të aeroplanit, që po tentonte që kalonte kodrën për të ateruar më pas në pistën e aeroportit. Po ashtu sipas shërbimeve hetimore, piloti ka mundur të shmang fatkeqësinë nëse do të bënte një rreth më të vogël përreth aeroportit dhe jo të fluturojë deri në Veles.
Në fatkeqësinë e ditës së martë humbën jetën 6 veta, piloti dhe 5 pasagjerë të aeroklubit Treviso të Italisë, ndërsa në mesin e tyre ishte edhe një shqiptar nga Kosova. Aeroplani fluturoi nga mesdita nga Treviso me destinacion Prishtinën.