Pas ndryshimit të qeverisë në Maqedoni, po ndoshin edhe ndryshime në sfera të ndryshme të bizneseve private në vend. Kështu, në fushën e sigurimit privat, për vite me radhë primatin e ka mbajtur kompania “SGS” për të cilën thuhej se pronar i vërtetë është ish kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov, shkruan Fakte. Por tani gjërat kanë ndryshuar.
Kompania për sigurim privat “Nikob” që fillimisht ishte themeluar nga ish kreu i policisë publike Branko Bojçevski, por që me kohë iu shit një kompanie bullgare tani po rimerr tregun e sigurimit privat në vend.
Nikob së fundmi ka shpallur konkurs në të cilin kërkon të punësojë 500 persona për sigurim fizik dhe në patrrollë, pasi që, siç është cekur në shpallje, kjo kompani ka nënshkruar kontratë për sigurim me një kompani të madhe në sferën e energjetikës.
Ndryshe, në këtë fushë sillen shuma të mëdha të profitit, dhe zakonisht të njejtin e mbajnë njerëz të afërt me pushtetit. Dilema nga ekspertët në të kaluarën janë shfaqur edhe për forcën që posedon sektori privat i sigurimit kundrejt forcës që posedojnë organet shtetërore.