Erdogan: Bashkë me shqiptarët dhe boshnjakët jemi 80 milionë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka folur para mijëra qytetarëve në qytetin e Bursës.

Erdogan ka folur rreth operacionit kundër militantëve kurd në Siri, ku ka filluar të bombardojë përmes aeroplanëve caqet e tyre.

“Ne do ta përfundojmë operacionin në një kohë shumë të shkurtër”, tha Erdogan rreth operacionit në Afrin.

Erdogan, i cili dha mesazhin e unitetit, nuk harroi shqiptarët dhe boshnjakët.

“Ja çfarë dua nga ju. Le të mos e harrojmë Rabia’rim. Përmbajtja e kësaj Rabia është shumë e rëndësishme. Nuk ka ndarje këtu. Këtu ka vetëm unitet. Këtu ekziston vetëm një komb. Ne jemi 80 milionë turq, kurd, laz, çerkez, gjeorgjian, romë, boshnjak dhe shqiptarë”, tha lideri turk. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu