Ministri për punë të jashtë i Republikës së Maqedonisë i dënoi politikat e urrejtjes dhe mos durimit në protestat e Selanikut, posaçërisht për shkak se ata vijnë në periudhën kur mes maqedonisë dhe Greqisë po bëhen përpjekje për përmirësimin e marrëdhënieve dhe për zgjidhjen e kontestit të emrit. Qeveria e R.M-së, vazhdon që sinqerisht të ndërtoj masa besueshmërie me Greqinë, me qëllim që me dinjitet të kontribuoj drejt zgjidhjes së çështjeve të hapura në interes të të dyja shteteve.
Ministria e punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë është e bindur se i gjithë rajoni dhe dy vendet tona janë në rrugën e duhur të dinjitetit, rrugë e cila do të rezultojë me plotësimin e integrimeve euroatlantike të vendit tonë, si dhe stabilitet dhe zhvillim ekonomik në gjithë rajonit.
Përndryshe, protestat në Selanik u organizuan nga më shumë grupe nacionaliste, si dhe nga priftërinjë të kishës greke të cilët kanë qëndrime radikale kundër Maqedonisë, dhe po mundohen që të shkaktojnë ndarje në skenës politike greke me shpalljen e tradhtarëve dhe patriotëve. Protestat i dënoi edhe kryetari i Selanikut, Butaris./InfoShqip.com