Ndermjetesuesi i Kombeve të Bashkuara Metju Nimic, në dhjetë ditët e ardhshme planifikon të vizitojë Athinën dhe Shkupin për të shqyrtuar çështjen e emrit. Televizioni grek ERT raportoi se Nimic është optimist dhe konsideron se problemi me emrin mund të zgjidhet në 6 muajt e ardhsëm.
Nimic shtoi se propozimet që javën e kaluar i dërguar në Nju Jork, në përgjithësi janë të pranuara për të dyja palët, duke dhënë kështu garancë se këto propozime ruajn identitetin kombëtar të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.
Nga ana tjetër negociatori i palë maqedonse Vasko Naumovski, menjëherë pas takimit me Nimic dhe Vasillakis, theksoi se ndërmjetësuesi ka dhënë propozime të papranuara për palën maqedonase. Takimi i fundit u mbajt më 17 janar në Nju Jork./InfoShqip.com