Një burrë ka vdekur pasi qeni i tij e ka qëlluar aksidentalisht gjatë gjuetisë.
Sergej Terekhov, 53 vjeç, i kishte lënë dy qentë e tij jashtë makinës së tij të tipit Lada për të vrapuar përpara një ekspedite gjuetie në rajonin Saratov të Rusisë.
Njëra nga kafshët iu kapë papritmas atij dhe ka shkrepur këmbëzën e pushkës së tij të mbushur të gjuetisë. Plumbi goditi Terekhov në bark.
Njeriu u rrëzua në tokë të ngrirë dhe shokët menjëherë e nxituan atë në spital. Por pas më pak se një ore, nga plagët e marra, ka ndërruar jetë.
Aksidenti ka ndodhur në një vend të famshëm gjuetije në rajonin Sarvatov./InfoShqip.com