Nëse në një moment negociatat arrijnë në një pikë kur duhet të bisedohet për identitetin e popullit maqedonas, atëherë për fat të keq nuk do ketë marrëveshje, kështu tha Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov në konferencën për media me medijatorin për emrin Metju Nimic. Por Nimic tha se nuk ka dëgjuar nga pala greke diçka që duan ta vënë në pikëpyetje identitetin e popullit maqedonas. Ai tha se tani është momenti për të gjetur një zgjidhje për emrin.