Nikolovski akuzoi për keqpërdorim të mjeteve nga Agjencia për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv i LSDM-së Ljupço Nikolovski sot akuzoi se në vitin 2014, përmes Agjencisë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, formave, siç tha, të afërta me pushtetin u janë paguar 2,5 milionë euro për mirëmbajtjen e rrjetit të kanalit për ujitje të tokës bujqësore dhe investimeve dedikuar për ekonominë e ujërave.

“Bëhet fjalë për firmat “Stenton gradba” – afër 400 mijë euro, “Sileks Nemetali” – afër gjysmë milionë euro, “Transmet” – afër 700 mijë euro, “Zhikol” mbi 800 mijë euro”, theksoi Nikolovski.

Ai tha se në raportin përfundimtar për punën financiare për vitin 2014 të Agjencisë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Revizori Shtetëror ka konstatuar se afër 3 milionë euro kanë paguar përmes kësaj mase duke mos zbatuar kontrolle në vend dhe për atë kontrollorët zyrtarë nga kjo Agjenci duke mos dorëzuar procesverbale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu