Ngjarje tragjike, futbollisti vdiq në fushën e lojës

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Spanjë, ku një 14-vjecar ka humbur jetën tragjikisht në fushë pas një ataku kardiak gjatë një ndeshje futbolli.

Ai po merrte pjesë në një ndeshje të moshave 13-14 vjeç me ekipin e tij UD Alzira që po luante ndaj CD Esport Base Ontinyen, kur skena shokuese ndodhi.

Djaloshi quhej Naço Berbara dhe nga raportimet e personave pranë tij kur ndodhi ngjarja thuhet se ai ra krejt papritmas në tokë, transmeton “Panorama Sport”.

Përpjekjet për ta çuar në kohë në spital ishin të pa sukses. Ai nuk kishte patur më parë shenja një problemeve me zemrën dhe stërvitej normalisht me shokët e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu