DOKUMENT/ Propozimet e Nimic për çështjen e emrit

Emri i ri tërësisht të miratohet edhe për përdorim të brendshëm edhe për të jashtëm, por pas integrimit në BE; nuk ekziston ndryshim i detyrueshëm i kushtetutës; Nimic e përsëritë klauzolën e joekskluzivitetit për termet “maqedonase” dhe “Maqedoni” për përdorim ekonomik; emri i ri të prëdoret i papërkthyer apo i përkthyer sipas zgjedhjes së secilës palë; këto janë disa nga pikat e “pakos së ideve” të ndërmjetësit të KB-së, Methju Nimic, që e publikon sot gazeta “To vima”, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina.
“Sipas ‘To vima’-s, në pakon që Nimic më 17 janar ua dorëzoi dy ndërmjetësve, nuk është përmendur ndryshimi i obligueshëm i Kushtetutës së IRJM-së që të ndërrohet emri i sotëm kushtetues apo pikave të tjera që sipas disave kanë përmbajtje irredentiste. Qeveria e IRJM-së është kompetente të vlerësojë se cilat do të jenë “procedurat obliguese, të besueshme dhe të parevokueshme nacionale” për zbatimin e zgjidhjes. Nimic propozon që dy vendet sërish të konfirmojnë se nuk kultivojnë pretendime territoriale apo kërkesa (ky propozim është në bazë të reciprocitetit), si dhe për respektim të ndërsjelltë të trashëgimisë kulturore”, shkruan “To vima”.
Sipas “pakos së ideve” së Nimicit, siç transmeton gazeta, miratimi i emrit të ri dhe përfundimtar që do të jetë erga omnes, është i lidhur drejtpërdrejtë dhe vetëm me integrimin në Bashkimin Evropian. Që do të thotë se emri kushtetues do të vazhdojë të jetë në fuqi deri në hyrjen në Union. Këtë të njejtën, javën e kaluar e publikoi edhe gazeta greke “Katimerini”.
“Lidhur me ftesën për integrim të IRJM-së në NATO, Nimic thekson se deri në datën në të cilën Shkupi zyrtarisht do të bëhet anëtare e Aleancës veri-atlantike do të duhej të ndërmerren të gjitha masat e domosdoshme në mënyrë që të rregullohen marrëdhëniet bilaterale me vendet e tjera anëtare në bazë të emrit të ri zyrtar që sipas rendit alfabetik do të regjistrohet nën shkronjpën M”, shkruan “To vima”.

gazeta, duke iu referuar dokumentit të ndërmjetësit, i konfrmon informatat e publikuara në mediume për pesë propozimet e dorëzuara negociuesve më 17 janar: “Republika Maqedonia e Epërme”, “Republika Maqedonia Veriore”, “Republika Maqedonia e Vardarit”, “Republika Maqedonia e Re” dhe “Republika Maqedonia (Shkupi)”, por përmend edhe se Nimic është i hapur edhe për propozime të tjera. “To vima”, publikon se ndërmjetësi në tekstin e ri si shembull në mënyrë që t’i prezantojë idetë e reja e përdorë emrin “Republika Maqedonia E Epërme”, diçka që kohë më parë shkaktoi spekulime në mediuemt se për këtë emër janë dakorduar të dyja palët.
“Në çështjet për nacionalitetin dhe gjuhën (çkka prezantojnë dy shtyllat e identitetit dhe shkaktuan tensione gjatë vizitës së kohëmëparshme të zotëri Nimicit në Shkup dhe për atë që e tha ministri i Shkupit i Punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov), përfaqësuesi i posaçëm propozon obsionin: versioni slloven “makekdonski” apo përshkrimi në bazë të emrit zyrtar apo në bazë të versionin të shkurtë të emrit (p.sh. Qytetar i Republikës Maqedonia e Epërme), publikon gazeta greke.
Lidhur me përdorimin ekonomik, Nimic, sipas “To vima”-s, e përmend “klauzolën e joeksluzivitetit” gjatë prëdorimit të shprehjeve “Maqedoni” dhe “maqedonas” dhe u bën thirrje të dyja palëve të vijnë deri te marrëveshja e ndërsjelltë që do të mund të zbatohet në të gjitha gjuhët për përdorim të këtyre termeve.
“Lidhur me propozimin e emrit të ri si nga dy palët e involvuara, ashtu edhe nga vendet anëtare të KB-së apo palëve të treta, ata do të mund ta përkthejnë sipas zgjedhjes së tyre apo ta ruajnë të papërkthyer – diçka që Athina e preferon dhe diçka që tashmë e ka thënë përmes minisitrit të Jashtëm, Nikos Koxias”, sqaron gazeta, transmeton MIA.
Përderisa, ndërkaq, lidhur me zbatimin e zgjidhjes dhe shtrirjen e përdorimit, në “Pakon e ideve” të ndërmejtësit, sipas “To vima”-s, duhet të shqyrtohen disa kombinime.
“Zbatimi i zgjidhjes, sipas Nimicit”, do të dalë nga kombinimi i parashtrimit të raportit të Sekretarit të përgjithshëm të KB-së në Këshillin e Sigurimit, në rezolututë që do të[ miratohet pas marrëveshjes në kuadër të Këshillit të Sigurimit, ratifikimit të zgjidhjes nga Asamblea e përgjithshme e KB-së, në marrëveshje bilaterale mes Athinës dhe Shkupit, por gjithashtu edhe me “procedura obliguese, të besueshme dhe të parevokueshme nacionale” nga ana e IRJM-së “përfshirë ligjshmërinë në Parlament dhe pushtetin ekzekutiv dhe nëse konsiderohen të nevojshme edhe masa të tjera të domosdoshme”, kumton gazeta greke.
Sipas “To vima”-s., lidhur me shtrirjen e përdorimit, Nimic propozon proces në disa pjesë. Së pari, miratimi i rezolutës adekuate për emrin e ri zyrtar nga Këshilli i Sigurimit se ai do tp përdoret “në të gjitha kornizat zyrtare multiraletarle ndërkombëtare, përfshirë edhe takime, konventa, marrëveshje dhe dokumente zyrtare”. Më pas, se vendi ynë, do të duhet të bëjë “më të mirën që mundet që emri i ri të përdoret në sistemin zyrtar të Kombeve të bashkuara dhe organizatat e tjera multinacionale”. Në këtë kontekst, ndërmjetësi, siç sqaron “To vima”, shton edhe tre vërejtje:
“Së pari, se vetë termin Maqedoni në formë të papërkthyer apo të përkthyer, Shkupi nuk do ta përdorë si emër zyrtar të shtetit në asnjë kornizë. Së dyti, se termet “ish-republika jugosllave Republika e Maqedonisë” dhe IRJM do të ndalojnë së përdoruri në kontekst të Shkupit. Së treti – dhe siç duket më me rëndësi – termi Republika e Maqedonisë (Republika Makedonija) do të vazhdojë të përdoret për përdorim të brendshëm deri në datën e anëtarësimit në BE”, shkruan gazeta.
“To vima” lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, i analizon edhe parakushtet dhe komplikimet e mundshme që do të dilnin, por edhe pjesët për të cilat nevojiten sqarime nga ndërmjetësi.
Gazetari shton se shumë vende të mëdha evropiane, anëtare të NATO-s (Gjermania, Franca, italia, Holanda dhe Spanja), jozyrtarisht, por intensivisht, janë rezervuar lidhur me anëtarësimin tonë në NATO “për shkak të destabilitetit të brendhsëm politik”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu