Maqedonia pret që në Strategjinë për zgjerim që Komisioni evropian do ta publikojë nesër, të marrë perspektivë të qartë evropiane, por edhe mundësi që ta arrijë afatin së bashku me Serbinë dhe Malin e zi dhe në vitin 2025 të bëhet pjesë e Unionit. Këtë e deklaroi Zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani në takimin e sotëm me diplomat nga Ballkani Perëndimor, në Shkup. Është me rëndësi që të na jepet mundësi, e më pas varet nga ne, theksoi Osmani.
Maqedonia nga viti 2005 ka status – vend kandidat për anëtarësim, por deri më tani nuk ka arritur që të marrë dritë jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Në takim me diplomatët, erdhën në përfundim se Strategjia për zgjerim është një prej iniciativave më të rëndësishme në Bruksel për këtë rajon, duke e kthyer fokusin e Bashkimit Evropian në Ballkan.
Lidhur me protestat e djeshme në Athinë kundër përdroimit të termit “Maqedonia”, Osmani tha se këto zhvillime nuk do të ndikojnë në procesin e negociatave me Greqinë për emrin e ri të vendit.<em>/InfoShqip.com</em>