Gazetarja palestineze e cila fillimisht vajti në Turqi pasi iu shemb shtëpia në Siri për shkak të luftës dhe më pas në Greqi ka qëndruar 5 muaj e arrestuar për arsyen se informoi botën për problemet që refugjatët përjetonin në qendrat e strehimit në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazetari palestinez Eymen Halid ka përgatitur një artikull në gazetën “Diriliş Postası” ku ai shpjegon përjetimet e vajzës 26 vjeçare, gazetares Emel Faoor e cila vajti në Greqi si refugjate.
Në artikull shpjegohet se krimet kundër njerëzimit që refugjatët sirianë kanë qenë të ekspozuar ndaj tyre në qendrat e strehimit (të refugjatëve) në Greqi, nuk janë më të pakta se krimet e luftës në vendet ku lufta vazhdon.
Ndër të tjera shpjegohet se Faoor që në moshën 14 vjeçare pa nisur ende arsimin e gazetarisë, u pranua si anëtare në Unionin e Shkrimtarëve Palestinezë në Damask. Gazetarja shpëton për mrekulli nën rrënojat e shtëpisë e cila u shemb në kampin Yemruk ku ajo qëndronte pasi fillimit të luftës në Siri.
Me anijen e fundit ilegale kaloi në Evropë
Pas një udhëtimi të rrezikshëm gazetarja strehohet në Turqi, ku pasi qëndroi aty dy vite ajo më 19 mars 2016 duke u nisur nga brigjet e Detit Egje për në Greqi para marrëveshjes të rikthimit kaloi në Evropë me anijen e fundit ilegale. Gjithashtu tërhiqet vëmendja se Faoour këtu është përpjekur të informojë për botën vështirësitë që përjetonin refugjatët aty.
Në artikull vihet në dukje se gazetarja e re u arrestua nga qeveria greke duke u larguar në Leros në një ishull më të largët për shkak të disa raporteve që ajo informoi për botën nga ishulli Kos ku ajo qëndronte. Gjithashtu shpjegohet se Faoor i përjetoi llojet e dhimbjes së refugjatëve në Leros ku vetë ajo ka qenë dëshmitare e një përvojë të dhimbshme njerëzore.
Ndër të tjera në artikull theksohet se sipas asaj që shpjegon Faoor refugjatët kanë qenë të ekspozuar ndaj rrahjeve, fyerjeve dhe të gjitha llojeve të poshtërimit, si dhe në Greqi procedurat në lidhje me refugjatët ecin shumë ngadalë, ndodh diskriminimi racor ndaj tyre, etj.
Ndër të tjera në artikullin ku theksohet se refugjatët në fushën e shëndetësisë kanë përjetuar vështirësi vrastare, shtohet se: “Nuk ka asnjë mjek ekspert në shërbim të refugjatëve. Mjaftoheshin duke iu dhënë të gjithë të sëmurëve ujë të tretur me kripë. Për të sëmurët me sëmundje të rrezikshme, me probleme kardiake dhe të ngjashme mbizotëronte plotësisht një indiferencë. Sigurisht që në këtë ambient ata që dëmtohen më shumë janë fëmijët. Sepse as edhe vaksinat nuk i kryenin. Qumështi që mund të siguronin ishte i pamjaftueshëm. Nënat i ushqenin fëmijët me qumësht me gllënjka-gllënjka në mënyrë që të zgjaste sa më shumë. Ndërsa ushqimi i dhënë refugjatëve ishte i pakët dhe jo me cilësi. Ushqimet themelore të nevojshme për trupin ishin jashtëzakonisht të pamjaftueshme. Madje kërkohej një procedurë e lodhshme për të marrë edhe kujdesin më themelor mjekësorë. Të shkosh në spital akoma edhe më e vështirë. Kërkohej miratim nga policia, dokumenti i refugjatëve që emërohej ‘kartije‘, dokument i sigurimit social, dokument i sigurimit shëndetësor. I gjithë ky proces i ngatërruar vazhdon e zgjatet pavend e i pakuptimtë.”
Në artikull gjithashtu theksohet se gazetarja Emel Faoor u lejua të shkonte në Athinë pasi ajo u sëmur pasi qëndroi 5 muaj e arrestuar nga qeveria greke dhe pasi sëmundja e vajzës u rëndua. Pavarësisht se në këtë ngjarje kreu ndërhyrje edhe Ambasada e Palestinës informohet se spitalet kanë refuzuar të ofrojnë trajtimin e duhur për Faoor.
Pas këtyre zhvillimeve Faoor largohet nga Greqia më 6 shtator dhe duke kaluar rrugë të vështira ajo ka ndërmarrë një aventurë të re për të mbërritur në një vend të ri të Evropës.
Në artikull të tërheqin vëmendjen shprehjet e Faoor si “Jam e sëmurë dhe shumë e lodhur. Por do të vazhdoj të informoi botën për vështirësitë me të cilat përballen refugjatët në Greqi”.
Artikulli përfundon me fjalët e shkrimtarit Eymen Halid “Kjo është Emel…Vajza ime e vogël. Një gazetare luftëtare 26 vjeçare. Ende nuk janë mbushur 2 vite që e kemi nxjerrë atë nga rrënojat e shtëpisë që u shemb mbi ne. Ajo po lufton që të informojë të gjithë botën dhe të përcjellë mesazhet që refugjatët kanë sot. Sigurisht ato që kam transmetuar nuk janë mjaftueshëm me ato që më ka treguar ajo mua…Ju lutem ndihmoni Emel-in në çështjen për të transmetuar mesazhet e saj në vendet e duhura. Ju lutem bëjeni këtë.”