Emërtimi i vendit Gornamakedonija, pa te drejte te përkthimit, pasi kështu do të quhet edhe në gjuhet e botës (kurthe serbo-greke- maqedonase, propozim i Kociasit) është shkatërrimtar për shqiptarët. Ky është një term që forcon unitarizmin dhe sovranitetin e maqedonasve në shtet, duke e përjashtuar gjuhën shqipe nga Tabela e Gjuhëve zyrtare në OKB.
Sipas David Wels, shtet unitarist mund të jetë një shtet që ka nën 5% të etnikumit tjetër.
Maqedonia është shtet multietnik dhe multikulturor. Multietniciteti dhe multikultura duhet të shprehet edhe me emrin e shtetit.
Shembull i mire është Kanada anglofone dhe Kanada frankofone.
Emri dhe simboli i përbashkët-jo ekskluziv; gjëthi i rrapit në flamur i ka përfaqësuar të dy kombet me emërtimin Kanada.
Maqedonasit le të zbresin nga retë e hegjemonizmit dhe ekskluzivitetit, dhe bashkë me shqiptarët le të vendosin për emrin. Le të mbështeten vetëm tek shqiptarët (gjashtë milionë) se vetëm ata nuk duan ti asimilojnë.
Le ta dinë ndërkombëtarët dhe maqedonasit se nuk do ta kenë përgjithmonë Ramën, Thaçin (e Kosovës) dhe Ali Ahmetin. Nuk mashtrohet arusha me kulaç.
Psh. Edhe në ’91, kundër dëshirës së shqiptarëve u miratua Kushtetuta, emri, referendumi, flamuri… por, koha i ndryshoi të gjitha.