Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot u takua me kryeministrin turk Binalli Jëlldërëm, në suaza të vizitës zyrtare të Republikës së Turqisë, i shoqëruar nga ministri pa portofol, Adnan Qahil, deputetët në Kuvend, Enes Ibraimi dhe Jusuf Hasan dhe sekretarin shtetëror në MPB, Viktor Dimovski.
Në takimin me kryeministrin turk, shefat e qeverive të dy vendeve u dakortuan për formimi i Komitetit të Përbashkët midis dy vendeve që do të adresojnë në mënyrë efektive të gjitha nevojat për bashkëpunim më të mirë në të gjitha nivelet.
Kryeministri Zaev tha se komiteti i palës së Maqedonisë do të kryesohet nga Ministri pa Portofoli, Adnan Qahil.
“Të gjitha investimet janë të rëndësishme për vendin tonë dhe Turqia është e gjashti në Maqedoni nga numri i investimeve. Ne jemi të gatshëm të krijojmë kushte për investime edhe më të mëdha sepse ka investitorë të interesuar “, tha kryeministri Zaev.
U diskutua për mundësinë e lehtësimeve veçanërisht në bujqësi.
“Ne presim të përparojmë në iaspekt të ntegrimit në BE dhe NATO këtë vit dhe ne presim që kjo të ndikojë në rritjen e investimeve dhe në këtë mënyrë një cilësi më të mirë të jetës së qytetarëve“, tha kryeministri Zaev.
Në takimin e dy delegacioneve, kryeministri Zaev kërkoi që të vazhdojë mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa kryeministri Jëlldërëm tha se Turqia mbështet Maqedoninë në këtë qëllim strategjik.
Në kuadër të vizitës së tij në Ankara, Zaev pritet të takojë krerkët më të lartë shtetror./InfoShqip.com