Një akull 20 kg bie nga qielli, për pak nuk e godet punëtorin në rrugë (VIDEO)

Një pastrues rrugësh është me fat që  është gjallë pasi që një copë akulli prej rreth 20 kilogramësh ka rënë papritmas nga qielli vetëm disa metra nga vendndodhja  e tij.

Ai shihet në video  se si ka kërcyer i trembur dhe i hutuar në një rrugë në Londër.

Ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë dhe tregon se sa vdekjeprurëse ka mundur të jetë akulli.

Mendohet se akulli ka rënë nga ndonjë një aeroplan që ka fluturuar nga aeroporti që ndodhet afër. Autoritetet e aviacionit civil kanë thënë se rreth 30 copa akulli në vitë bien nga aeroplanët.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu