Me gjithë këto raportime mbi Galaxy Note 7, pa dyshim që tani njerëzit hezitojnë para se të vendosin për të blerë ose jo një telefon të tillë.
Samsung megjithëse ka njoftuar zyrtarisht se tani çështja e ‘baterisë’ është zgjidhur, ajo ka zgjedhur edhe një metodë tjetër për t’i bërë konsumatorët e saj të ndihen më të sigurte për çdo blerje të Note 7.
Mbi kuti do të jetë stampuar një shkronjë “S” e madhe, për të simbolizuar pajisjet të cilat janë zëvendësuar me versionin e sigurte të smartfonit.
Për më tepër çdo blerës mund të kontrollojë numrin IMEI në bazën e të dhënave të publikuara online për të vërtetuar që pajisja e tyre ka një bateri të re, të zëvendësuar dhe të sigurtë.