LSDM: Gruevski ka gënjyer për gazin, t’ua kthejë paratë qytetarëve për studimet e shtrenjta

Lidhja Socialdemokrate, kërkon nga kryetari i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve që të dalin dhe të tregojnë se sa para kushtet studimet e fizibilitetit për, siç thonë ata, gazifikimin e dështuar të rajonit të Shkupit dhe dy rajoneve tjera në Lindje dhe Perëndim të Maqedonisë, njofton Portalb. Përveç saj, ata kërkojnë gjithashtu që të tregojnë edhe për atë se sa para janë harxhuar deri më tani për dokumentet e tenderëve dhe cila është shuma e harxhuar edhe për dokumentet tjera.

“10 vjet Gruevski he pushteti i tij i gënjyen qytetarët se do ta gazifikojnë Maqedoninë, ndërkaq tani e kanë shfuqizuar edhe konkursin për ndërtim të rrjetit distributiv, të publikuar përpara 3 vjet e gjysmë. Ajo ndodh mu kur çmimi i gazit është në nivel më të ulët në dekadat e fundit, gjë që do të kishte mundur t’i zvogëlojë harxhimet e qytetarëve të cilat janë në varfëri të madhe”, thonë nga LSDM.

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu