Objektet kanë tipare dhe karakteristika të veçanta ndaj të cilave njeriu ndikohet dhe bie pre e tyre thuajse përditë, por nuk arrin të konkludojë në ato ndikime dhe veçori. Studiues të ndryshëm dhe teoricientë të arkitekturës shprehen se çdo objekt emeton njëfarë rezatimi apo energjie ndaj njerëzve kalimtarë rreth e rotull, nuk bëhet fjalë për rrezatime kimike apo fizike, por një energji tërheqëse e objektit ndaj njeriut vëzhgues, shkruan InfoShqip.
Forca se si objekti arin të magjepsë, të ftojë në soditje dhe të përhumbë njeriun është pikërisht rrezatimi për të cilët flasin teoricientët e arkitekturës. Për të ilustruar këtë më konkretisht do marim disa shembuj objektesh duke kaluar gradualisht deri te objekti që “emeton” energjinë apo rrezatimin më të madh.
Objekti i paraqitur në fotografinë e mësipërme është kulla Eifel, simboli kryesor i kryeqytetit francez, Parisit dhe një nga simbolet turistike më të njohura në mbarë botën. Po të vërreni rreth këtij objekti ka një hapësirë boshë të pa ndërtuar, kufijtë e së cilës i kemi vijëzuar me ngjyrë të kuqe.
Jo rastësisht objektet e këtij karakteri kanë një sipërfaqe tejet të madhe e cila lihet boshe dhe i nënshtrohet e gjitha objektit, është pikërisht ajo hapësira katrore brenda të cilës rrezatimi i objektit në fjalë është kulminant, njeriu kalimtar, vëzhgues, kur gjendet brenda asaj hapësire është pre e të ashtuquajturit rrezatim të objektit. Edhe pse rreth e rrotull gjenden me dhjetëra objekte tjera, kulmi i vëmendjes së njeriut do jetë i dedikuar për objektin qëndror.
Rasti tjetër që do analizojmë, ndryshe nga i pari që është objekt turistik, tanimë kemi një objekt kulti, më konkretisht një kishë brenda kompleksit të Pizës në Itali
Kur flasim për Pizën gjithkujt i përfytyrohet objekti i shtrembër i anuar si shkak i bazamentit të tij, objekt i cili si rrallë herë, u bë i famshëm jo për ndonjë arritje, por për defektin e tij, kjo ishte edhe arsyeja pse kulla e Pizës nuk u rikthye në gjendjen e mëparshme stabile për shak se u shndërua në një atraksion turistik, por ti kthehemi çështjes së rrezatimit.
Po të vërrejme me kujdes shohim se në kompleksin e përbërë prej kullës, katedrales dhe kupolës, objekti më dominant dhe më rrezatues është kupola
Njejtë sikurse te rasti i mëparshëm i kullës Eifel, edhe rreth kupolës një hapësirë e konsiderueshme është lënë e lirë, hapësira në të cilën ndikimi i objektit në fjalë është më i madh. Të krishterët besojnë se po e mbylle njërin sy dhe nisesh të hecësh do përfundosh vetëm se te ky objekt si shkak i rrezatimit apo thithjes që ky objekt ushtron tek njeriu, pikërisht kjo është edhe një ndër arsyet pse ky objekt është shndëruar edhe ne vend pelegrinazhi për të krishterët.
Objekti i rradhës për të cilin do flasim është po përsëri objekt fetar, por kësaj radhe i fesë Islame, është vendi më i shenjtë i Islamit në botë – Qabja. Arsyet se pse konstatuam në Qaben si objekti me rrezatimin dhe thithjen më të madhe të vëmendjes janë të shumta.
Në fotografinë e mësipërme vërehet një renditje rrethore e paster e gjithë besimtarëve reth objektit të shenjtë, renditja është në formë të rrathëve koncentrikë të pastërt, sikur të jetë përpiluar paraprakisht një gjë e tillë, por kjo formë organizimi dhe grupimi i peleginëve rreth këtij objekti është përherë e tillë, jo vetë në rastin e mësipërm ku numri i njerëzve është i vogël, por siç mund ta vëreni edhe në fotografinë e mëposhtme, ku pjesmarësit janë disa milionë
Nëse tek objektet e mëparshme kishim një hapësirë boshe në të cilën ndikimi i rrezatimit ishte më i madh, për Qaben mund të themi se hapësira e saj e ndikimit është skajshmërisht e madhe, jo vetëm ajo në fotografinë e parë dhe të dytë, por mënyra e shperndarjes së rrathëve koncentrikë vazhdon e tillë me mijëra e dhjetra mijëra kilometra larg objektit, rrezatimi i saj, nëse mund ta quajm të tillë, emetohet gjithkund ku ka besimtarë dhe miliarda të tillë organizohen 5 herë në ditë në atë formë rethore, që nga bërthama e objektit, deri në skajet më të largëta të ruzullit./InfoShqip.com