Qindra shqiptarë nga Lugina e Preshevës, Kosova dhe Shqipëria, detyrohen të paguajnë shuma tejet të larta për të ndjekur studimet në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Po të krahasojmë një student shqiptar nga Lugina e Preshevës, Kosova apo Shqipëria, paguan tarifa pesëfish më të shtrejnta se sa një student maqedon, apo shqiptar i Maqedonisë, që ndjekën studimet e rregulta në Universitetin e Tetovës, transmeton Infoshqip.com
Një pagesë normale semestri në Universitetin Shtetëror të Tetovës me kuotë shtetërore kushton 100 euro, ndërsa më e shtrejnta me vetëfinancim është 200 euro për semestër, por kjo nuk vlen për gjithë shqiptarët, ata nga jashtë shteti, detyrohen të paguajnë 1000 euro për semestër, gjegjësisht 10 here me shtrejnte se studenti nga Maqedonia me kuotë shtetërore, ose pesëfishin e atij me vetëfinancim, në ndërkohe ku gjithë studentët shqiptar nga Maqedonia, trajtohen si të barabartë në Universitetet publike edhe në Shqipëri edhe në Kosovë.
Numri më i madh i studentëve nga jashtë është nga Lugina e Preshevës për shkak të mungesës të Universiteteve publike në gjuhën shqipe në luginë, studentët në fjalë shprehen shumë të shqetësuar, ata detyrohen të studiojnë në Universitetin e Tetovës në pamundësi për të studiuar në vendin e tyre, ndjehen të diskriminuar karshi studentëve tjerë por nuk kanëzgjidhje tjetër.
Një tjetër shqetësim që shprehën studentët nga jashtë shtetit është dhuna dhe trysnia e policisë së Maqedonisë ndaj këtyre studentëve, sidomos në festa të shënuara kombëtare, ata detyrohen të mbajnë me vete lejeqëndrimin, letërnjoftimet dhe pasaportat e tyre sepse kontrolla të shumta nga policë të armatosur do të pasojnë mbi to.
Në foton më poshtë mund të shihni një fletëpagesë të një studenti nga Kosova, që e kanë denoncuar në redaksinë e InfoShqip.com ku ka paguar 64.000,00 denarë për semestër, respektivisht 1000 euro./InfoShqip.com